fbpx

PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË SEKTORIT PUBLIK QYTETARËT PAGUAJNË MBI 130 MILIONË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 01. nëntor 2021. – Vetëm për pagat neto të punonjësve, të punësuar me kontrata pune në afat të pacaktuar, në pesë entet publike në Bujanoc (Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, Enti parashkollor, Qendra Sportive, Organizata Turistike), komuna ndan gati 130 milionë dinarë në vit, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti komunal.

13.1 milionë dinarë të tjerë në vit shpenzohen për shërbime me kontratë, përkatësisht punësimin e punëtorëve për një periudhë të caktuar kohore.

Rekord absolut për paratë që shpenzon për paga është Enti parashkollor “Gëzimi ynë” me 83 milionë dinarë, pa llogaritur kontributet.

Pas këtij enti, shuma më e madhe për paga ndahet në Qendrën Sportive – gati 14 milionë, pastaj në Shtëpinë e Kulturës 13,4 milionë, Biblioteka 13,2 milionë dhe më së paku në Organizatën turistike 5,7 milionë dinarë.

Shtëpia e Kulturës, për shpenzimet e rrymës dhe të komunalisë, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka shkruar, shpenzon 9,5 milionë dinarë në vit, por shumë të madhe parashë shpenzon edhe për shërbimet me kontratë – 3,4 milionë dinarë.

Sa i përket shpenzimeve për këtë pozitë, as edhe Qendra Sportive “Rinia” nuk mbetet prapa me 3.2 milionë dinarë të planifikuar.

Derisa për pagat e punëtorëve të përhershëm shpenzon 5,7 milionë dinarë, Organizata Turistike u paguan 2,2 milionë dinarë punonjësve në mardhënie pune me kohë të caktuar.

Të gjitha institucionet shpenzojnë shumë më pak për rrymë, komunali dhe telefona sesa Shtëpia e Kulturës (9,5 milionë), madje edhe EP “Gëzimi ynë”, e cila ndan rreth 7 milionë në vit për këto qëllime ndërsa Qendra Sportive – 1,4 milionë dinarë.

Në raportin për realizimin e buxhetit komunal për nëntëmujorin e vitit 2021, thuhet se Shtëpia e Kulturës ka tejkaluar shpenzimet e planifikuara për këtë periudhë për një milion dinarë.

Kryetari i komunës, Nagip Arifi, do të kërkojë sqarim të veçantë për konsumin e energjisë elektrike prej 300 mijë dinarë në muaj, bëri të ditur ai javën e kaluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.