SPITALI NË PRESHEVË, NEVOJË APO POLITIKË

Bujanovaçke, 01. Nëntor 2021.

Bujanoc, 01. Nëntor 2021. – Shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë kërkuar vazhdimisht më kot nga zyrtarët e Beogradit hapjen e një spital në Preshevë, me arsyetimin se ishte një nevojë urgjente dhe jo një kërkesë politike.

“Çështja e hapjes së spitalit në Preshevë nuk është politike, siç besojnë Beogradi dhe disa qarqe politike lokale, por praktike. Shqiptarët nga Presheva, por edhe ata nga Bujanoci fqinj, do ta kishin shumë më të lehtë trajtimin nëse mund të komunikonin me personelin mjekësor në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, largësia nga Vranja është motivi kryesor për kërkesën time për të hapjen e një spitali në këtë zonë”, thotë Dr. Driton Salihu, drejtor i shkarkuar më parë i Shtëpisë së Shëndetësisë në Preshevë.

Ai shton se shpesh ndodh që një pacient të vdesë gjatë transportit për në spitalin rajonal në Vranjë, për shkak të distancës së largët prej 50 kilometra.

Ai shpjegon se kërkesat nuk janë megalomane, ndaj thotë se Preshevës i duhen vetëm tre reparte në të cilat do të punonin specialistë me staf përcjellës dhe jo domosdoshmërisht ekskluzivisht shqiptarë.

“Fillimisht do të hapej reparti i pediatrisë që të mos i dërgojmë fëmijët në Vranjë, siç ndodh tani, për shkak të diarresë së zakonshme, pastaj shërbimi intern dhe urgjenca”, thotë bashkëbiseduesi.

Si më interesantja nga të gjitha, ai tregon se shtetit i kërkohet vetëm leje për ndërtimin e një godine spitali ndërsa ministria përkatëse t@i ndajë mjetet për pagat e punonjësve.

“Vetëqeverisja lokale do ta siguronte tokën dhe diaspora jonë e shumtë pranoi që ta paiste spitalin pët të gjitha nevojat që ka. Pra shteti do të kishte investime minimale, por as që na nderuan me përgjigjen”, ka mbetur i zhgënjyer doktor Salihu, specialist i stomatologjisë.

Rrethi i Pçinjës me seli në Vranjë ka 230.000 banorë, një e treta e të cilëve janë shqiptarë. Mirëpo, përkundër kësaj, asnjë pjesëtar i këtij komuniteti nuk punon në spitalin rajonal të Vranjës.

Ekziston një spital rajonal i Vranjës, kapacitetet e të cilit janë të dizajnuara për të gjithë rrethin e Pçinjës, si dhe për shqiptarët që trajtohen pa pengesa në të dhe marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Prandaj mendoj se kërkesat për spitalin e Preshevës janë politike – thotë Mitroviq

Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, e thekson këtë fakt kur mbron hapjen e spitalit në Preshevë, meqë, sipas tij është një nga hapat e “decentralizimit të nevojshëm për Serbinë”, sepse siç thekson ai, “centralizimi ekstrem i pushtetit rezulton natyrshëm në dezintegrimin institucional dhe shoqëror”.

“Shëndeti është një e drejtë themelore e njeriut, që do të thotë se Serbia duhet të ofrojë qasje në kujdes shëndetësor cilësor dhe me kohë për të gjithë qytetarët e saj, ndërsa shembulli i pandemisë së koronavirusit tregon se nuk është kështu me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thotë Mustafa.

Ai e zhvendos temën nga shëndetësia në fushën e politikës dhe kujton se ofrimi i kujdesit shëndetësor sekondar për pjesëtarët e komunitetit shqiptar është paraparë edhe me “planin 7-pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, lidhur me të drejtat shqiptare.

“Hapja e spitalit nuk është teka jonë, por nevojë, por edhe obligim institucional i shtetit të Serbisë.

Për Nenad Mitroviq, deputet i Partisë përparimtare serbe (SNS) të Vuçiqit dhe kryetar i këshillit lokal të kësaj partie në Bujanoc, nuk ka dyshim se kërkesa për hapjen e spitalit në Preshevë është e motivuar politikisht.

“Ekziston spitali rajonal i Vranjës, kapacitetet e të cilit janë të dizajnuara për të gjithë rrethin e Pçinjës, si dhe për shqiptarët që trajtohen pa pengesa në të dhe marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Prandaj mendoj se kërkesat për spitalin e Preshevës janë politike, është një propozim me ngjyrim separatist, por edhe dëshirë e politikanëve shqiptarë për të mbuluar menaxhimin e dobët të Bujanocit dhe Preshevës, në të cilën qeverisin pa pjesëmarrjen e serbëve”, ka thënë Mitroviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *