fbpx

ME COVID – 19 JANË PREKUR EDHE 12 BUJANOCAS

Shkruan. D. Stoshiq

Bujanoc, 02. Nëntor 2021. – Sipas të dhënave të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, gjatë ditës së djeshme në Bujanoc janë konfirmuar 12 raste të infektimit me Covid-19.

Në ditën e dytë të nëntorit në komunën e Bujanocit numri i të infektuarve është sërish dyshifror, pas një rënie të lehtë javën e kaluar.

Për COVID – 19 të hënën janë testuar 632 persona nga territori i Qarkut të Pçinjës, nga të cilët 174 u konfirmuan si të prekur nga ky virus.

Më së shumti raste pozitive kishte Vranja – 100, pasuar nga Vlladiçin Hani me 24, Surdulica me 21, Bosilegradi me 13, Tërgovishta me 3 dhe Presheva me një të infektuar.

Në spitalet Covid në QSH në Vranjë në trajtim spitalor janë 125 pacientë.

Të gjithë janë pozitivë në Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa janë 62 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 15 pacientë, shtatë më shumë se dje, ndërsa 14 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published.