NË BUJANOC 6 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

Shkruan. D. Stoshiq

Bujanoc, 03. Nëntor 2021. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike Vranjë, 6 persona nga Bujanoci janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Për dy ditë të muajit nëntor, 18 banorë të komunës së Bujanocit janë sëmurur nga kovidi.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, dje janë testuar 570 persona nga territori i rrethit të Pçinjës, ku nga analizat rezultoi se 139 persona janë infektuar me koronavirus.

Numri më i madh i rasteve pozitive – 66 janë nga Vranja, 33 janë nga Surdulica, 21 janë nga Vladiçin Hani, 6 janë nga Tërgovishta, 5 janë nga Bosilegradi dhe 2 janë të sapoinfektuar nga Presheva.

Në spitalet e Kovid të Vranjës janë në trajtim spitalor 119 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

Në mbështetje oksigjeni janë 59 pacientë, tre më pak se dje.

Njëmbëdhjetë pacientë janë pranuar për trajtim spitalor, 15 janë liruar, një prej të cilëve është transportuar në Krushhevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *