fbpx

SËRISH NGRITJE TË ÇMIMEVE TË BUKËS DHE PJEKURINAVE

Bujanoc, 03. Nëntor 2021. – Të hënën qytetarët e Bujanocit kanë hasur çmimet e reja të bukës, burekut dhe produkteve të tjera të miellit.

Në vend të 50 dinarëve, buka tani është 60, e bureku 140 dinarë, që është 20 dinarë më i shtrenjtë se dy ditë më parë.

Pjekurinat u rritën për 5-10 dinarë dhe furrtarët thonë se janë detyruar të rrisin çmimin për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë dhe materialeve të tjera përcjellëse.

Para kësaj, rritja e fundit e çmimeve ishte në fillim të qershorit.

Ndërkohë, dukshëm janë rritur edhe çmimet e artikujve të tjerë ushqimor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.