fbpx

NGA FILLIMI I JAVËS, 47 RASTE POZITIVIE NË BUJANOC

Bujanoc, 05. Nëntor 2021. – Siç thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, Covid-19 është konfirmuar edhe te 14 qytetarë të Bujanocit.

Bujanoci për të dytën ditë radhazi ka një numër dyshifror të të infektuarve.

Nga fillimi i javës 47 banorë të Bujanocit janë infektuar me Covid – 19.

Në nivel të Qarkut të Pçinjës, për Covid-19, janë testuar 498 persona, ndërsa prania e infeksionit është konfirmuar në 142 prej tyre.

Nga ky numër, më së shumti raste të reja janë regjistruar në Vranjë-70, pasuar nga Surdulica me 31, Vlladiçin Hani me 14, Bosilegradi me 12 ndërsa në Preshevë është regjistruar vetëm se një rast pozitiv.

Në spitalet Kovid të QSH të Vranjës në trajtim spitalor janë shtruar 121 pacientë, tre më pak se dje.

Të gjithë janë të prekur me virusin Covid – 19 dhe kanë pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 63 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 11 pacientë, gjashtë më pak se dje, ndërsa 12 janë lëshuar në shtëpi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *