fbpx

SHTËPIA E SHËNDETIT DO TË BËHET ME SPECIALIST TË MJEKSËSISË INTERNE DHE TË PËRGJITHSHME

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 04. Nëntor 2021. – Në fillim të vitit të ardhshëm, banorët e komunës së Bujanocit, përkatësisht Shtëpia e Shëndetit, do të bëhen me specialist të mjekësisë interne dhe të përgjithshme, bëjnë të ditur autoritetet nga Shtëpia e Shëndetit.

– Së shpejti do të kemi specialistë të mjekësisë interne dhe të përgjithshme, dhe kjo, shpresoj, do të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, i tha Bujanovaçkes drejtoresha e këtij enti, dr. Daliborka Pavloviq.

Ajo tregon se Shtëpia e shëndetit po përballet me mungesën e specialistëve të mjekësisë së punës, oftalmologëve dhe se këto janë situata që mund të ishin parashikuar, si pensionimi i punonjësve apo rastet e vdekjes së disave.

– Për çdo gjë që duhet të realizohet duhet menduar më herët. Aktualisht jemi në mungesë të mjekëve pediatër pasi në një kohë të shkurtër, brenda 5 vitesh, mbetëm pa gjashtë specialistë pediatër, ndaj pati disa lëvizjesh të kuadrove për të ruajtur vazhdimësinë e punës, na thotë drejtoresha.

Kur u pyet nga bujanovaçke për zgjidhjet e personelit në fjalë, drejtoresha shpjegoi se mjekët që punonin në dispanzerin e fëmijëve shkollor janë transferuar në Dispanserin për parashkollorë (pediatër Lela Jovanoviq dhe Afërdita Mustafa, vërejtje e Bujanovaçkes).

– ne kemi Statutin e SHSH që përcakton se pediatria realizohet përmes një dispanzeri parashkollorë dhe shkollorë. Në dispanzerin parashkollore mund të punojnë vetëm mjekët pediatër, ndërsa dispanzerin e fëmijëve shkollorë mund ta mbulojnë edhe mjekët e përgjithshëm, për këtë arsye pasuan zhvendosjet dhe jo për dëshirën apo arbitraritetin e dikujt, sqaron drejtoresha Pavlloviq.

Në Shtëpinë Shëndetësore në Bujanoc aktualisht janë të punësuar specialistë gjinekolog, dermatolog, radiolog, mjekësi emergjence, pediatër, pneumofiziolog dhe specialist i ORL.




Leave a Reply

Your email address will not be published.