fbpx

BUJANOCI NË AKSIONIN “QË SANJA TË FITOJË”

Shkruan: D. Stoshiq

 

Bujanoc, 07. Tetor 2021. – Nxënësit e gjimnazit “Sveti Sava” së bashku me Bujanovaçke dhe me ndihmën e nxënësve të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” po organizojnë aksionin humanitar të quajtur “Që Sanja të fitojë”, kushtuar Sanja Ivanoviqit (29) nga Bozhinjevci e cila vuan nga tumori në mitër.

 

Sanja dhe familja e saj kanë nevojë për ndihmë financiare për të siguruar vazhdimin e trajtimit në Institutin në Kamenicë të Sremit dhe nëse paraqitet nevoja jashtë vendit.

 

Familja Ivanoviq jeton në varfëri, nëna dhe vëllai i saj janë të papunë, babai i tyre pensionist invalid dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur në betejën për jetën e Sanjës.

 

Paratë do të mblidhen në kuti që do të vendosen të enjten në të gjithë Bujanocin, duke shitur kartolina të bëra nga nxënësit e shkollës fillore të Bujanocit dhe duke shitur ëmbëlsira dhe vauçerë në stendën humanitare para Shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq”, duke filluar nga ora 09:30 paradite.

 

Qytetarët që nuk shfrytëzojnë rastin të vizitojnë stendën, mund të lënë kontributin e tyre në arka në disa markete dhe kafiteri të qytetit ose të paguajnë para në llogarinë e nënës së Sanjës:

 

Stanka Ivanović – llogaria dinar 205-1001526567323-97

 

llogaria në valutë të huaj RS35205903102166956952

 

 

 

Bujanovaçke i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen sa më shumë këtij aksioni humanitar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.