fbpx

GJATË NËNTORIT NË BUJANOC 64 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

 

Bujanoc, 8. Nëntor 2021. – Nga 226 të testuar të dielën në rrethin e Pçinjës, në virusin Covid – 19, u konfirmuan 88 raste pozitive, njëri prej të cilëve është nga komuna e Bujanocit.

Në Ambulancën Covid në Bujanoc nuk bëhen analiza të dielave, përveç rasteve urgjente, sipas vlerësimit të mjekut.

Një ditë më parë janë raportuar 11 raste të reja me koronavirus, ndërsa nga fillimi i muajit në Bujanoc janë infektuar gjithsej 64 persona.

Numri më i madhë i rasteve pozitive gjatë ditës së djeshme janë regjistruar në Vranjë – 61, pasuar nga Surdulica me 13, Vlladiçin Hani me 7 dhe Bosilegradi me 5.

Krahas Bujanocit, komuna me një rast pozitiv të Kovid-19 është edhe Tërgovishtja, ndërsa Presheva është e vetmja komunë në nivel rrethi pa raste pozitive në ditën e kaluar.

Në spitalet e Kovid-it të Vranjës janë shtruar 116 pacientë.

Të gjithë kanë pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 62 pacientë.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa 7 pacientë janë liruar, njëri prej të cilëve është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published.