fbpx

NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC, PRITJE PËR GJENERATËN E RE TË SUTENDTËVE

Bujanoc, 15. Tetor 2021. – Të premten në departamentin Fakultetit Ekonomik të Suboticë në Bujanoc të është organizuar ceremoni me rastin e fillimit të vitit akademik dhe gjeneratës së re të studentëve që do të fillojnë shkollimin në këtë institucion të arsimit të lartë. Në vitin e parë u regjistruan 74 studentë, të cilëve solemnishtë iu dorëzuan indeksët studentor.

Me këtë rast, Bujanocin e vizituan edhe ministri i Arsimit Branko Ruzhiq, ambasadori i OSBE-së Jan Bratu, Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare Kairat Abdrakhmanov, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Martin Klauke dhe drejtoresha e Trupit Koordinues Danijella Nenadiq, të cilëve në takimin pas ceremonisë iu bashkua edhe kryetari i komunës Nagip Arifi. .

Tema e takimit, siç na u tha, ishte përmirësimi i cilësisë së arsimit.

Duke iu drejtuar studentëve, Arifi vlerësoi punën e fakultetit dhe u shpreh i kënaqur me praninë e diplomatëve të lartë ndërkombëtardhe përfaqësuesve të Universitetit të Novi Sadit.

“Është kënaqësi të marr pjesë në një hapje kaq solemne të vitit të ri akademik, sepse synimi është që të punojmë së bashku për edukimin sa më të mirë të rinisë sonë”, tha Arifi.

Qytetarët e rinj akademikë i përshëndeti edhe rektori i Universitetit të Novi Sadit, Prof. Dr. Dejan Madiq, duke falënderuar për përpjekjet dhe vendimin e brucoshëve për zgjedhjen e fakultetit në Bujanoc.

– Universiteti i Novi Sadit jo rastësisht mori një respekt të tillë, të përpiqet të bëjë punën e tij akademike në një komunitet shumëkombësh dhe studentët të studiojnë së bashku, ngase në në universitetin tonë së bashku në harmoni dhe të bashkuar stusiojnë pjesëtarë të 23 komunitete të ndryshme kombëtare – tha Madiq.

Departamenti i Bujanocit i Fakultetit Ekonomik nga Subotica punon për njëmbëdhjetë vjet dhe aktualisht ka 350 studentë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *