fbpx

PËR SANJËN U GRUMBULLUAN 1000 EURO, VAZHDON AKSIONI

Bujanoc, 07. Tetor 2021. – Në aksionin humanitar “Të fitojë Sanja”, të mbajtur sot, për vetëm tre orë janë grumbulluar rreth 1000 euro.

 

Nxënësit e shkollës së mesme “Shën Sava”, të cilët së bashku me portalin tonë kanë nisur një aksion për të ndihmuar Sanja Ivanoviqin e cila po lufton me tumorin në mitër, thonë se janë të kënaqur me sasinë e grumbulluar, edhe pse për një ngjarje të tillë koha nuk ka qenë në anën e tyre.

 

Kjo është dita e parë e grumbullimit të parave për Sanjën dhe aksioni do të vijojë me vendosjen e arkave në disa markete të qytetit (Sprint dhe Maxi) dhe kafiteri, për të mbledhur sa më shpejt fondet e nevojshme për trajtimin e saj.

 

Aksioni u organizua në formën e një stende humanitare ku shiteshin ëmbëlsira, biskota, kartolina urimi dhe dhurata vauçerësh.

 

Në kuadër të këtij aksioni humanitetin dhe solidaritenin e tyre e tyre e dëshmuan edhe ëmbëltorja “Mlladost” me donacionin e saj të madh të ëmbëlsirave, PT “Ema”, Kryqi i Kuq Bujanoc, “Bivoda”, “Zvezda”, “Sprint”, Ordinanca stomatologjike “Dentistja ime MM”, salloni i bukurisë “Tote” dhe nxënësit e shkollave fillore të cilët punuan kartolina urimi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.