SHOQATA E QYTETARËVE “APOSTUJT E SHENJTË PETAR DHE PAVLE”

Bujanoc, 10. Tetor 2021. (Foto ilustrim) – Shoqata “Apostujt e Shenjtë Pjetëri dhe Pali” nga Bujanoci fton të rinjtë në trajnimin për zhvillimin e shkathtësive për t’u bërë liderë, i cili realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i aktivizmit rinor në jugun e Serbisë – paqja e qëndrueshme përmes aktivizmit rinor”.

“Trajnimi do t’i referohet edhe zhvillimit të aftësive për të shkruar projekte, pjesëmarrje në debate dhe njohje në avokimin publik të të rinjve nga Bujanoci dhe Presheva.

Qëllimi përfundimtar i projektit është nisja dhe zbatimi i iniciativave lokale në komunitetet lokale që do të financohen në kuadër të projektit të zbatuar nga Shoqata e qytetare “Apostujt e Shenjtë Pjetëri dhe Pali” me ndihmën financiare të Kabinetit të Ministrisë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara”, thonë në shoqatë duke shtuar se vijuesit në fund do të paisen me çertifikata mbi trajnimin e kryer.

Konkursi është i hapur deri më 13 tetor 2021 dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet faqes në FB ose e-mail:

apostolipetaripavle@hotmail.com

linku i thirrjes nga faqja në FB:
https://www.facebook.com/110116281442691/posts/110515021402817/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *