fbpx

KOMUNA: PO NDËRTOJMË URA DHE RRUGË NË FSHATRAT MALORE

Bujanoc, 9. Nëntor 2021. – Në fshatrat malore të komunës së Bujanocit, si në Muhoc, Breznicë, Ramabuçë dhe Priboc është duke u punuar me intensitet të shtuar në disa projekte infrastrukturore, njofton Komuna.

Pas kyçjes në së një lagjeje në rrjetin e kanalizimitë, tani në Breznicë është asfaltuar rruga 480 metra e gjatë.

Ka përfunduar projekti i ndërtimit të urës që lidh fshatin Ramabuçë me rrugën kryesore ndërsa në ceremoninë e hapjes, sipas Komunës, mori pjesë edhe kryetari i komunës Nagip Arifi.

– Edhe Pribovci do të bëhet me rrugë të re, sepse punimet po vazhdojnë me intensitet të madh. Kjo rrugë do ta lidhë fshatin me rrugën Muhovc – Zarbincë, thonë në vetëqeverisjen lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *