fbpx

RRITET NUMRI I TË VAKSINUARËVE NË BUJANOC, PAS APLIKIMIT TË ÇERTIFIKATAVE KOVID

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 9. Nëntor 2021. – Vërehet një numër më i madh i të rinjve që vijnë për t’u vaksinuar kundër vrusit Covid – 19, kështu që Çertifikatat Kovid dhanë rezultat, thotë dr. Aleksandra Stamenkoviq nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc.

Në Bujanoc çdo ditë vaksinohen deri në 150 persona, duke llogaritur dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

“Që nga futja e Çertifikatave Kovid, si masë për eliminimin e epidemisë së vrusit Covid – 19, gjithnjë e më shumë 20-vjeçarë dhe të moshuar që po vaksinohen, ndërsa është rritur edhe numri i fëmijëve të moshës shkollore”, thotë Dr. Stamenkoviq.

Sipas saj, dozën e parë të vaksinës e marrin mesatarisht rreth 70 qytetarë në ditë, ndërsa interesim të madh ka edhe për dozën e tretë.

Në fund të shtatorit, rreth 40 qytetarë aplikonin për dozën e parë të vaksinës në baza ditore, për të cilën kishte shkruar Bujanovaçke.

Dr. Stamenkoviq u bëri thirrje të gjithë atyre që janë të pavendosur që “të vaksinohen që sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”.

Se pika e vaksinimit në Fakultetin Ekonomik ishte e mbushur me njerëz për këtë u bindën edhe ekipi i Bujanoaçkes në vendin e ngjarjes.

Kristina Veljkoviq nga Bujanoci, e cila po merr dozën e parë të vaksinës, thotë se ka vendosur për Sputnik V të Torlakut, para së gjithash për shkak të shëndetit të saj dhe shëndetit të familjes së saj, dhe pjesërisht për shkak të masës së re të Çertifikatave Kovid.

– Secili duhet të vendosë vetë për vaksinimin. Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin, nuk duhet të detyrohen të vaksinohen, as të dënohen apo ndahen në të vaksinuar dhe të pavaksinuar – thotë Kristina.

Ledejna Salihi, 15-vjeçare nga Bujanoci, na tha se futja e Çertifikatave Kovid, si dhe certifikata e vaksinimit e nevojshme për udhëtim jashtë vendit, ka ndikuar që ajo të vaksinohet.

– Nuk mund të udhëtoj askund pa vaksinë dhe në klasën time ka shumë nxënës që do të vaksinohen – thotë Ledejna.

Qytetarët e moshuar, të pranishëm në holin e pikës së vaksinimit, kryesisht vinin për të marrë dozën e dytë ose të tretë të vaksinës dhe vlerësonin punën e punonjësve, ndërsa mes të rinjve kishte nga ata që ishin të padurueshëm me ankesën për pritjen e gjatë.

– Kam një orë e gjysmë që pres të më thërrasin, mund të shkojë pak më shpejt – thotë i riu që vendosi të vaksinohet me vaksinën Pfizer.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, deri më 27 tetor, mbi 14.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit Covid -19, rreth 1.400 kanë marrë dozën e tretë, ndërsa mbi 13.000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht (dy dozat).

Vaksinimi po bëhet në Fakultetin Ekonomik, çdo ditë pune nga ora 8 deri në 20, të shtunave nga ora 8 deri në 16 dhe të dielave nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Vaksinat e disponueshme janë Pfizer, Sinofarm, Sputnik V dhe së fundmi qytetarët mund të vaksinohen edhe me vaksinën e Torlakut.




Leave a Reply

Your email address will not be published.