SHTABI KOMUNAL: HOTELIERËT DHE BASTORET MUND TË PUNOJNË 24 ORË, NËSE I PLOTËSOJNË KUSHTET

Bujanoc, 9. Nëntor 2021. – Çertifikatat Kovid janë të detyrueshme për qëndrim në kazino, bastore sportive dhe ambiente hotelerie pas orës 20:00 ndërsa nëse prej tyre ka që punojnë pa ndërprerje, hyrja pa Çertifikatë Kovid është e mundur vetëm nga ora 6 e mëngjesit të ditës së nesërme, njoftoi Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit.

“Është ndryshuar dekreti, kështu që edhe kujdestari Kovid mund të kërkojë identifikimin e të ftuarit dhe jo vetëm inspektorët”, thuhet në njoftimin e Shtabit të publikuar sot.

Bujanocasit dje kanë raportuar se shumica e hotelierëve në qytet dhe rrethinë kanë vendosur të mbyllin lokalet e tyre në ora 20:00.

Në Bujanoc nuk janë shqiptuar dënime që nga futja e Çertifikatave Kovid, përkatësisht nga fillimi i ndëshkimit për mos respektim të kësaj mase (25 tetor).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *