fbpx

NË BUJANOC 5 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

Bujanoc, 10. Nëntor 2021. – Pas testimit të së martës, infeksioni me Kovid është konfirmuar te 5 banorë të Bujanocit.

Për dy ditë janë sëmurë 12 persona, kurse nga fillimi i nëntorit gjithsej 76 qytetarë të komunës së Bujanocit.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë, 449 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar për Covid 19.

Rezultatet tregojnë se 110 janë pozitive për koronavirus.

Vranja ende kryeson me numrin e të infektuarve rishtazi – 49, e ndjekur nga Surdulica me 40, Bosilegradi me 7, Trgovishtja me 5 dhe Vlladiçin Han me 4.

Presheva është ende komunë me një pacient të ri në 24 orët e fundit.

Në spitalet e Kovid-it të Vranjës janë shtruar 113 pacientë, pesë më pak se dje.

Të gjithë janë pozitivë për virusin dhe pneumoninë, ndërsa janë 62 pacientë me oksigjen.

8 pacientë u shtruan në spital dhe 11 u larguan.




Leave a Reply

Your email address will not be published.