Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. Nëntor 2021. – Nuk duhet lejuar që mazhoranca aktuale në Bujanoc të bjerë nga pushteti, sepse ajo po e tregon fytyrën e saj të vërtetë me skandalet e përditshme, thotë Arbër Pajaziti, kryetar i Këshillit lokal të subjektit opozitar në Bujanoc – Alternativa për ndryshim,.
Madje, Pajaziti ia ka ofruar shumicës qeverisëse votat e këshilltarëve të tij “nëse u mungojnë këshilltarët për mbajtjen e seancës së Kuvendit komunal të Bujanocit”.
– Alternativa është gati të sigurojë mazhorancën me këshilltarët e saj, ngase nuk duhet lënë të bieni nga pushteti, sepse me skandale çdo ditë po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë – ka deklaruar ai në Facebook.
Ai theksoi se partitë në pushtet kanë mbijetuar deri më tani, duke fajësuar dhe hedhur fajin njëra-tjetrës.
-Kësaj here jeni bashkë, bashkë po qeverisni, bashkë po merrni vendime skandaloze, bashkë jeni të korruptuar, bashkë do të mbani përgjegjësi”, ka përfunduar Pajaziti.
Alternativa u largua nga shumica qeverisëse “panshqiptare” në shkurt të këtij viti, ndërsa aktualisht shumica qeverisëse përbëhet nga Partia demokratike e Nagip Arifit, Partia për veprim demokratik e Shaip Kamberit dhe Lëvizja për progres demokratik e Shqiprim Musliut.