19 EKONOMI FAMILJARE DO TË MARRIN FONDE PËR ZËVENDËSIMIN E ZDRUKTHTARISË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 12. Nëntor 2021. –Për ndërrimin e zdrukthtarisë fonde nga buxheti (2 milionë dinarë) do t’u jepen 19 nga gjithsej 28 qytetarë të komunës së Bujanocit që kanë aplikuar në Ftesën publike për programin e rehabilitimit energjetik të shtëpive dhe banesave familjare.

Komisioni kompetent ka publikuar listën paraprake ndërsa ajo përfundimtare do të publikohet pas skadimit të afatit tetë ditor që pjesëmarrësit në ftesën publike kanë të drejtëne ushtrimit të kundërshtimit.

Disa aplikacione janë refuzuar si të parregullta për shkak se nuk janë në përputhje me Ftesën publike, thuhet në vendimin e Komisionit.

Nnuk është bërë e ditur sasia fondeve që do të marrë secili qytetar aplikimi i të cilit është pranuar.

Lista paraprake është bërë pas kontrollit në terren të të gjitha ekonomive familjare që kan aplikuar në konkurs.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, zëvendësimi i zdrukthtarisë është i bashkëfinancuar nga buxheti me 50 për qind të vlerës së përgjithshme të zdrukthtarisë dhe instalimit.

Kufiri maksimal prej 80.000 dinarëve të grantit për aplikim, së bashku me disa nga kushtet fillestare, u hoq pas interesimit të ulët të qytetarëve.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *