FILLON APLIKIMI PËR 20 EURO TË NDIHMËS SHTETËSORE

Bujanoc, 15 nëntor 2021 – Nga sot përmes portalit të Thesarit nis aplikimi i qytetarëve për 20 euro të tjera ndihmë që do të paguhen në muajin dhjetor. Për këtë pagesë të ndihmës financiare nuk do të duhet të aplikojnë ata që kanë aplikuar për ndihmë në muajin maj, si dhe pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale.
Sipas Ministrisë së Financave, nga data 15 deri më 30 nëntor në portalin e Thesarit, për 20 euro të reja, mund të aplikojnë ata që ndërkohë kanë mbushur moshën madhore ose kanë marrë nënshtetësinë, vendbanimin dhe letërnjoftimin.
“Pas futjes së të dhënave personale, ata do të regjistrohen ndërsa statusin mund ta kontrollojnë në portalin e përmendur. Pas përpunimit të aplikimit, qytetarët e regjistruar do të mund të tërheqin shumën e ndihmës shtesë financiare nga llogaria e tyre ose e dedikuar”, tha ministri Malli.
Ai shtoi se më shumë se 5.7 milionë qytetarë kanë marrë nga 30 euro në nëntor dhe të tria pakot e ndihmës për ekonominë dhe qytetarët e Serbisë kapin vlerën e përgjithshme prej 8 miliardë euro.
Ai po ashtu përkujtoi se qytetarët më të vjetër mund të presin edhe 20 mijë dinarë në shkurt të vitit të ardhshëm, që është paraparë me buxhetin për vitin 2022.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *