fbpx

BASHKIMI EUROPIAN NJEH ÇERITIFKATAT COVID TË SERBISË, NGA E PREMTJA ËSHOHEN SIPAS STANDARDEVE TË BE-së

Bujanoc, 16. Nëntor 2021. – Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim për njohjen e çertifikatave të COVID-19 të lëshuara në Serbi, dhe nga dita e premte qytetarët do të mund të shkarkojnë certifikatat e COVID sipas rregullave të Bashkimit Evropian përmes portalit të qeverisjes elektronike.

Drejtori i zyrës së e-Qeverisjes, Mihailo Jovanoviq, tha për RTS se vendimi i Komisionit Evropian për njohjen e Çertifikatave Covid të Serbisë ka hyrë në fuqi dhe se duhen 48 orë për t’u përshtatur me sistemet teknike të Bashkimit Evropian.

Jovanoviç njoftoi se të premten do të nisë lëshimi i çertifikatave të reja dixhitale të gjelbra të cilat do të jenë kompatibile me çertifikatat e BE-së.

Ai theksoi se certifikatat e reja janë të ndryshme nga ato që janë lëshuar deri më tani

“Ata kanë një kod të veçantë CU, një pamje të veçantë, dhe për çdo vaksinë dhe analizë lëshohet një certifikatë e veçantë dhe një letër e veçantë – tha Jovanoviq.

Ai shtoi se të gjitha vaksinat e dhëna në Serbi do të përfshihen në certifikatë dhe se qytetarët e Serbisë do të mund të hyjnë në të gjitha ambientet e mbyllura në vendet e BE-së për të cilat kërkohet një certifikatë e tillë, por edhe në 22 vende jashtë Bashkimit Evropian që i janë bashkuar këtij sistemi.

Ai shpjegoi se qytetarët ende mund të përdorin certifikatat vendore dhe se nevojitet një certifikatë e re për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe paralajmëroi prezantimin e dy aplikacioneve të reja celulare.

– Njëra është për leximin e certifikatave evropiane, të cilat do të përdoren nga secili prej nesh, por edhe nga inspektorët dhe Administrata e Policisë Kufitare, kur dikush nga BE dëshiron të vijë në vendin tonë. Një aplikacion tjetër ku qytetarët tanë do të mund të lexojnë dhe ruajnë certifikatat e tyre jeshile evropiane në atë aplikacion, si një lloj portofoli elektronik, shtoi Jovanoviq.

Nga java e ardhshme, siç tha ai, certifikatat e reja do të jenë në dispozicion për lëshim në zyrat postare anembanë Serbisë.

Kujtojmë se të hënën, Bashkimi Evropian ka miratuar një vendim për njohjen e certifikatave digjitale të COVID-it të lëshuara në Serbi dhe të cilat kanë të njëjtin trajtim në praktikë si certifikatat e BE-së për COVID.




Leave a Reply

Your email address will not be published.