fbpx

MINISTRJA ÇOMIQ: NJOHJEN E DIPLOMAVE,LIÇENCAT DHE TEKSTET SHKOLLORE T’I ZGJIDHIM BENDA NJË VITI

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 16 nëntor 2021 – Sot në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc është mbajtur dialog social me temën e arsimit për pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare, në kuadër të Marrëveshjes Shtatëpikëshe.
Ministrja e të Drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe dialogut social, Gordana Çomiq tha për portalin tonë se njohja e diplomave, teksteve në gjuhën shqipe, licencave për mësuesit shqiptarë janë vetëm disa nga çështjet e diskutuara gjatë dialogut dhe të cilat u vlerësuan si më të rëndësishmet.
-Në një vit nga sot, shpresoj që të gjitha këto probleme të hiqen nga lista, do të kemi disa probleme të tjera, por do ta dimë se kemi fituar besimin elementar në dialog që do t’i zgjidhë të gjitha problemet për shkak të fëmijëve që vijnë pas nesh, jo për ne – tha ajo për Bujanovaçke.
Siç theksoi ajo, dialogu social është organizuar me iniciativën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) sepse ata kujdesen për komunitetin e tyre kombëtar dhe ky është lajmi më i mirë për të.
– Atëherë ne jemi të gjithë këtu që duam t’i zgjidhim problemet e tyre sa më shpejtë që mundemi – tha ministrja Çomiq.
Ajo shtoi se ndihma e Këshillit Kombëtar Shqiptar është e nevojshme dhe e vlefshme kur bëhet fjalë për licencat për mësimdhënësit në gjuhën shqipe, të cilët nuk i kanë ato për shkak të mungesës së dokumentacionit të tyre.
Duke folur për njohjen e diplomave të shqiptarëve, si një çështje me ton politik, ajo theksoi se duhet të ketë një kuptim të përbashkët për arsyet pse procesi ka ngecur që nga viti 2018, por edhe për delikatesën e çështjes dhe se nuk ka asnjë dilemë se procesi duhet të përfundojë.
– E drejta e njeriut për disponueshmërinë e fitimeve të bazuara në arsim është diçka që do ta kemi parasysh kur të argumentojmë se pse duhet të zhbllokohet dhe të përshpejtohet procesi i njohjes së diplomave – theksoi ministrja.
Ajo ka falënderuar KKSH-ën për iniciativën, ministrin e Arsimit Branko Ruziq dhe OSBE-në, të cilat, siç thotë ajo, kanë mundësuar dialogun dhe vendosjen e afateve në të cilat do të zgjidhen problemet.
Siç njoftoi Bujanovaëke të hënën, përveç ministres Gordana Çomiq, në dialog morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Arsimit Branko Ruzhic, shefi i misionit të OSBE-së Jan Bratu dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published.