PESË RASTE POZITIVE NË BUJANOC

 

Bujanoc, 18 nëntor 2021 – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 5 raste të reja të infektimit me virusin korona.
Për tre ditë janë sëmurë 17 persona, ndërsa gjatë muajit nëntor gjithsej nga ky virus janë prekur 131 banorë të komunës së Bujanocit.
Në raportin e fundit Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, thuhet se në 24 orët e fundit në Qarkun e Pçinjës janë testuar 397 persona, ndërsa 71 mostra ishin pozitive në Covid – 19.
Vazhdon të bjerë numri i të infektuarve në të gjitha komunat në nivel qarku.
Në Vranjë janë regjistruar 34 pacientë të rinj, pasuar nga Surdulica me 11 dhe Vlladiçin Hani me 9.
Tërgovishtja dhe Bosilegradi janë komuna me nga 6 raste pozitive, ndërsa në Preshevë nuk është regjistruar asnjë rast gjatë ditës së djeshme.
Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 88 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 55 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 6 pacientë, ndërsa 3 pacientë janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *