TIODOROVIQ: NË PRANVERË DOZA E KATËRT E VAKSINËS KUNDËR COVID – 19

 

Bujanoc, 18 nëntor 2021 – Sipas epidemiologut Branisllav Tiodoroviq, me shumë mundësi, në pranverë do të rekomandohet marrja e dozës së katërt të vaksinës kundër Covid – 19.
Ai bëri të ditur se në të ardhmen imunizimi kundër koronavirusit mund të kryhet dy herë në vit.
Tiodoroviq theksoi se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave është ende në favor të zbatimit tërë ditor të çertifikatave Kovid dhe se ai do të insistojë në këtë.
Ai shtoi se futja e Çertifikatave Kovid ka pasur ndikim tek personat e moshës 30 deri në 40 vjeç dhe se kjo shihet nga të dhënat e vaksinimit.
– Varianti Delta plus i këtij virusi ka filluar të japë efekte negative në Evropë, numri i të infektuarve po rritet dhe kemi shembuj që vendet që ishin relativisht të qeta, si Holanda dhe Danimarka, kanë një rritje të numrit të të infektuarve të rinjë. Edhe gjermanët janë në hall – ka thënë Tiodoroviq për Blic.
Sipas tij, numri i të infektuarve rishtazi në Serbi duhet të vazhdojë të bie, por ai ka theksuar se varet nga qytetarët nëse kjo do të ndodhë.

-Mundet që trendi i uljes së numrit të të infektuarve të vazhdojë, sepse tashmë populli e ka atë dozë serioziteti. Kur shifrat rriten edhe njerëzit sillen më seriozisht, ndërsa kur bien numrat, njerëzit relaksohen dhe kjo nuk duhet të jetë kështu – theksoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *