KORONA NË RËNIE, 3 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

 

Bujanoc, 18 nëntor 2021 – Kovid-19 është konfirmuar në tre banorë të Bujanocit gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Bujanoci për të katërtën ditë radhazi ka një numër njëshifror të të sapoinfektuarve.
Nga fillimi i javës 22 banorë të Bujanocit janë infektuar me Covid – 19, ndërsa numri i të sëmurëve në muajin nëntor ishte 134.
Nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 361 persona, ku 74 prej tyre janë konfirmuar të infektuar me këtë virus.
Nga ky numër, më së shumti pacientë të rinj janë regjistruar në Vranjë-48, pasuar nga Tërgovishta me 9, nga 6 të sapoinfektuar janë nga Surdulica dhe Vlladiçin Han dhe 2 nga Bosilegradi.
87 pacientë janë shtruar në spitalet kovid të QSH Vranjës, një më pak se dje.
Të gjithë janë me infeksion Covid dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë 57 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 7 pacientë, një më shumë se dje, ndërsa 6 pacientë janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *