STUDENTËT E ALBANOLOGJISË NË BUJANOC: SË BASHKU KUNDËR PARAGJYKIMEVE

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 19 nëntor 2021 – Studentët e Albanologjisë në Fakultetin filologjik të Beogradit po vizitojnë Bujanocin, vizitë kjo që tradicionalisht organizohet çdo vit nga Zyra e OSBE-së në kuadër të programit të vizitave studentore.
Në kuadër të vizitës treditore në Bujanoc, studentët nga pjesë të ndryshme të Serbisë vizituan shkollën e mesme “Sezai Suroi” për të biseduar me nxënësit e atjeshëm dhe për të përmirësuar komunikimin e tyre në gjuhën shqipe.
Ajo që i gëzon të gjithë është mundësia për të njohur bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, diversitetin e kulturave dhe respektin mes këtyre popujve, siç thonë ata, pa tensione dhe paragjykime, por edhe mundësia për të folur shqip me shqiptarët, sepse “në beograd nuk kanë një mudnësi të tillë”.
– Edhe unë kam hasur në paragjykime në Beograd për shkak të studimit të gjuhës shqipe. Kjo vizitë në Bujanoc na jep mundësinë të praktikojmë gjuhën shqipe, sepse secila gjuhë është e veçantë dhe nuk duhet ta shikojmë atë në ndonjë situatë historike apo politike, por të mbështesim njëri-tjetrin në mësimin e gjuhëve tona – tha për Bujanovaçke Natalia Burazor studente në vitin e tretë të Albanologjisë në Beogradi.
Thonë se gjuha shqipe nuk është aspak e lehtë, por se është e bukur, e në Bujanoc veçanërisht i kanë pëlqyer njerëzit, përzemërsia, dashamirësia dhe pranimi i diversitetit.
-Kjo është një gjë shumë e bukur për studentët e gjuhës shqipe, sepse ata mund të bëjnë dallimin mes mënyrës se si flitet shqip këtu me atë që kanë mësuar në fakultet. Më gëzon veçanërisht fakti që në grupin e këtyre të rinjve të guximshëm kemi edhe studentë të albanologjisë nga Bujanoci dhe Vranja, që është diçka e re për ne dhe shoqërinë tonë. Ky është një shembull që duhet ta ndjekin edhe gjenerata të reja – tha Rahim Salihi, aktivist rinor dhe ish-shef i kabinetit të kryetarit të Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *