KRYETARJA E PRESHEVËS ME STUDENTËT E ALBANOLOGJISË: BASHKË, DREJTË NJË VIZIONI TË RI

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 20 nëntor 2021 – Një grup studentësh të Fakultetit Filologjik në Beograd – Departmamenti i Albanologjisë, të cilët po vizitojnë jugun e Serbisë, janë pritur nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Në një postim në FB, ajo falënderoi Misionin e OSBE-së që organizoi këtë vizitë:
“Aleksandra, Angjella, Borivoje, Mina, Natalija dhe Nevena janë gjashtë studente nga komuna të ndryshme të Serbisë që aktualisht janë duke studiuar në Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit.
Ato janë një referencë që rajoni ynë mund të jetë ndryshe. Siç tha Federico Fellini: “Të njohësh një gjuhë tjetër është një vizion tjetër i jetës”.
“Të njohësh tjetrin, qoftë edhe përmes mësimit të gjuhës së tij, është arma më e mirë kundër stereotipeve, stigmës dhe paragjykimeve”, ka shkruar Sinani.
Gjatë vizitës albanologët e ardhshëm biseduan me nxënësit e shkollës “Sezai Suroi” në Bujanoc, por edhe patën rastin ta përjetojnë se si duket jeta e natës në qytetin tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *