GJATË VIKENDIT, TRE RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Bujanoc, 22. Nëntor 2021. – Nga 156 të testuar në virusin korona të dielën në rrethin e Pçinjës, 37 kanë rezultuar pozitivë dhe sipas raportit të fundit, në Bujanoc nuk ka asnjë rast të ri të infektimit.

Një ditë më parë janë raportuar tre persona të infektuar, ndërsa nga fillimi i muajit me COVID-19 në Bujanoc janë prekur 142 persona.

Në ambulancën Kovid të Bujanocit analizat bëhen të dielave vetëm në raste urgjente.

Në qarkun e Pçinjës gjatë javës së kaluar është vërejtur një rënie e numrit të të testuarve dhe të infektuarve me Covid 19.

Numri më i madh i të infektuarve dje është regjistruar në Vranjë -27, pasuar nga Surdulica me 6 dhe nga dy raste të reja nga Vladiçin Hani dhe Bosilegradi.

Përveç Bujanocit, edhe Tgovishta e Presheva janë komuna në të cilat nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, në 24 orët e fundit.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 88 pacientë, të gjithë pozitivë me Covid – 19 dhe me pneumoni.

Numri i pacientëve që po trajtohen me oksigjen është 58, dy më shumë se dje.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim spitalor për shkak të Covid 19, ndërsa një pacient është lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *