TË RINJËT SHQIPTARË E SERBË: PROBLEMET MUND T’I ZGJIDHIM SË BASHKU

Bujanoc, 22. Nëntor 2021. – Ekologjia, mungesa e shetitoreve të rregulluara, terrenet sportive dhe mosfunksionimi i Zyrës për të rinjë, janë disa nga problemet që potencojnë të rinjtë nga Bujanoci. Nxënësit e shkollave të mesme nga komuniteti serb dhe shqiptar theksojnë se kanë kohë që bashkëpunojnë përmes parlamenteve shkollore dhe se ky është një shembull që mund të ndjekin edhe politikanët vendas.

-Jo të gjithë, por shumë prej nesh kishin paragjykime ndaj komuniteteve tjera etnike në Bujanoc. Është diçka që merret nga shtëpia, por me kalimin e kohës kuptuam se puna së bashku, bashkëpunimi, shoqërimi është shumë i mundur. Së bashku mund të punojmë në zgjidhjen e çështjeve që na shqetësojnë të gjithëve – theksojnë të rinjtë nga Bujanoci.

Në një bisedë në kuadër të projektit “Media for all” të cilin Bujanovaçke po e realizon me mbështetjen e Zyrës Britanike, ata deklaruan se u mungon hapësira për argëtim dhe program cilësor dhe theksuan se Bujanoci ka resurse, por që nuk shfrytëzohen si duhet.

– Dalja redukohet në shkuarjet në kafiteri, ndërsa nëse do të kishte, për shembull, fusha sportive funksionale ose nëse do të kishte disa mbrëmje me tematikë në një hapësirë ku të gjithë mund të rrinim e të mësojmë, historia do të ishte krejtësisht ndryshe – tha njëra nga pjesëmarrëset e kësaj ngjarje.

Në një bisedë me ekipin tonë të mbajtur të shtunën, të rinjtë nga Bujanoci folën edhe për mungesën e mbështetjes institucionale, por edhe se atyre u ofrohet shumë pak përmbajtje argëtuese dhe kulturore.

Këta të rinj theksuan nevojën e përfshirjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes për çështjet që i shqetësojnë, të vetëdijshëm për rrethanat sociale në të cilat jetojnë.

Të rinjtë po kërkojnë gjithashtu angazhim dhe mbështetje më të madhe nga komuniteti lokal.

Domosdoshmëria e ndryshimit të gjërave për të mirë në ekologji përmes, siç thonë ata, ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, rregullimit të fushave sportive ekzistuese apo të reja, por edhe përmes angazhimit të shtuar të Zyrës për të rinjë, është diçka që ata besojnë se do ta përmirësonte pozitën e tyre dhe forcojnë vullnetin e tyre për t’u kthyer në qytetin e tyre pas mbarimit të studimeve.

Zyra Britanike është një organizatë ndërkombëtare e Britanisë së Madhe e dedikuar marrëdhënieve kulturore dhe mundësive arsimore, ndërkaq në mbi 100 vende të botës punon në fushën e artit dhe kulturës, si dhe në zhvillimin e shoqërisë civile.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *