GJATË NËNTORIT NË BUJANOC, 147 TË PREKUR ME COVID – 19

Bujanoc, 23. Nëntor 2021. – Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i 24 orëve e fundit të publikuar nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, edhe 5 persona nga Bujanoci janë infektuar me virusin Covid – 19.

Në muajin nëntor, Covid 19 është konfirmuar në gjithsej 147 qytetarë të komunës së Bujanocit.

Në territorin e rrethit të Pçinjës të hënën janë testuar 396 persona ndërsa analizat kanë treguar se me këtë virus janë infektuar 71 persona.

Më së shumti raste pozitive u regjistruannë Vranjë – 43, pasuar nga Surdulica me 8, Bosilegradi me 7, Vlladiçin Han me 5 dhe Trgovishta me 3.

Në krahasim me ditën e djeshme, mbetet i pandryshuar numri i të sëmurëve që po trajtohen në spitalet Kovid të QSH në Vranjë.

88 persona janë në trajtim spitalor, ndërsa 58 prej tyre ishin me oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 5 pacientë ndërsa po aq janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *