LULZIM SULEJMANI NGA PRESHEVA I MBIJETOI AKSIDENTIT NË BULLGARI

Bujanoc, 23. Nëntor 2021. – Lulzim Sulejmani nga Presheva i ka mbijetuar aksidentit të trafikut në autobusin maqedonas në Bullgari, në të cilin mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën të paktën 46 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë konfirmuar për Bujanovaçke burime shqiptare nga jugu i Serbisë.

Bashkëbiseduesi ynë thotë se ka vizituar familjen e tij në fshatin Bushtran të Preshevës, në të cilën i mbijetuari kishte telefonuar nga spitali i Sofjes.

RTS ka transmetuar deklaratën e ambasadorit të Serbisë në Bullgari, Zhelko Joviq, i cili ka vizituar Preshevarin dhe ka thënë se është në gjendje të mirë dhe nuk është në rrezik për jetën.

Disa media, nga të cilat e kanë marrë lajmin edhe Bujanovaçke, fillimisht kanë raportuar se në këtë aksident afër Sofjes kishte humbur jetën një preshevar, në autobusin që po kthehej nga Turqia.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *