Bujanoc, 24 Nëntor 2021. – Ambasadori i Serbisë në Bullgari Zhelko Joviq ka vizituar Lulzim Sulejmanin nga Bushtrani afër Preshevës, i cili i mbijetoi aksidentit automobilistik ku të paktën 46 persona humbën jetën në një autobus të djegur afër Sofjes.
Një foto e vizitës është postuar në faqen e Ambasadës.
Joviq i ka dëshiruar Sulejmanit (1995) shërim dhe kthim të shpejtë në shtëpi, i cili së bashku me të fejuarën e tij ia dolën të shpëtonin duke thyer xhamin e autobusit, thuhet në faqen e ambasadës.
Lulzimi dhe e fejuara e tij, shtetase e Maqedonisë Veriore janë ndër 7 të mbijetuarit e aksidentit në autobus që kthehej nga Turqia.