NË BUJANOC, EDHE 5 TË PREKUR ME COVID – 19

Bujanoc, 24 Nëntor 2021. – Pas testimit të së martës në Bujanoc janë konfirmuar edhe 5 raste të tjera të infektimit me virusIN Covid – 19, ndërsa nga fillimi i muajit në këtë komunë janë infektuar 152 persona.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, për COVID-19 nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar 351 persona.

Rezultatet treguan se 66 persona janë të infektuar me virusin korona, ose 18.8 për qind.

Në të gjitha zonat e qarkut, edhe këtë javë vërehet rënie e numrit të të infektuarve dhe përmirësim i situatës epidemiologjike.

Më shumë raste pozitive u regjistruan në Vranjë – 37, pasuar nga Bosilegradi me 10, Vlladiçin Hani me 9, Surdulica me 3 dhe Tërgovishtja me dy të infektuar.

Presheva është komuna e vetme në qark ku nuk ka asnjë të prekur me Covid – 19 për të tretën ditë radhazi.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 88 pacientë, të gjithë të prekur nga ky virus dhe me pneumoni. Me terapi mbështetëse me oksigjen janë duke u trajtuar 58 pacientë.

Në 24 orët e fundit 10 pacientë u shtruan për trajtim spitalor dhe po kaq u liruan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *