VUÇIQ: NGA 1 JANARI 300.000 DINARË PËR FËMIUN E PARË

 

Bujanoc, 24 Nëntor 2021. (Xhirim i fotos nga ekrani) – Nga 1 janari 2022, prindërit do të marrin 300 mijë dinarë për lindjen e fëmiut të parë, në vend të njëqindmijëve sa është aktualisht, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç tha ai, afatet e provimeve nuk do të vlejnë për studentët me lindjen e fëmiut të parë.

“Po punohet në masat edhe për fëmijën e dytë dhe do të ketë rritje të dukshme, sidomos për fëmijën e dytë, sepse fëmija i dytë është një lloj kthese, sidomos për nënat, por edhe për burrat”, ka theksuar Vuçiq.

Siç tha ai, dalëngadalë po zhdukemi si komb, jemi gjithnjë e më pak, nataliteti është vetëm pak më i lartë se 1.5.

“Për riprodhim të thjeshtë, na duhet 2.15 dhe ky është një problem shumë i madh.”




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *