fbpx

JANË SIGURUAR FONDET PËR BLERJEN E “MERIMANGËS”, POR KA NJË ARSYE PSE BUJANOCI NUK E KA ENDE NJË TË TILLË

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 26 Nëntor 2021. – Ekziston edhe plani edhe mjetet e ndara, rreth 2.5 milionë dinarë, për blerjen e automjetit “merimangë”, por ajo që është pengesë tani për tani është hapësira për ruajtjen e atyre automjeteve dhe varet nga elementet që ne aktualisht nuk mund t’i përmbushim, tha për Bujanovaçke drejtori NP “Komunalia” Bujanoc, Ruzhdi Halili.
Ai shton se është e nevojshme një hapësirë e mbrojtur që automjetet e vedosura aty, për shkak të parkimit jo rregullt, të jenë të ruajtura dhe të mbahen të padëmtuara derisa të paraqitet pronari për ta marrë atë.
– Përndryshe, shërbimi i parkimit do të ishte përgjegjës për dëme të mundshme nga fatkeqësitë e motit apo të ngjashme, theksoi drejtori.
Përveç marrjes së lejeve të posaçme për funksionimin e shërbimit “merimangë”, për të cilin marrja e procedurës ende nuk ka nisur, synimi, siç thotë Halili, është krijimi i kushteve që “merimanga” të funksionojë mirë.
-Sa i përket veturave të parkuara në mënyrë të parregullt, ne kemi mundësi të thërrasim shërbimin “merimangë” të Vranjës sepse kanë patentë për këtë shërbim, shton Halili.
Ne nuk morëm përgjigje, në pyetjen e Bujanovaçkes, për mungesën e reagimit të deritanishëm.
Naim Rexhepi, shefi i Shërbimit të Parkingut, na thotë se një automjet special “merimangë” do ta zgjidhte problemin e parkimit jo të rregullt në Bujanoc.
Si kompani shërbimi në kuadër të NP “Komunalia”, siç thotë ai, Shërbimi i Parkingut është përgjegjës për mirëmbajtjen e parkingjeve të shënuara dhe tarifimin e parkimit në ato lokacione, ndërsa mungesa e një automjeti të veçantë “merimangë” para së gjithash është pyetje për vetadministratën lokale.
– Policia është përgjegjëse për automjetet që ndodhen jashtë parkingjeve të shënuara. Kontrollorët e shërbimit të parkimit nuk mund të shkruajnë gjobë, të vendosin një biletë shtesë dhe as ta fotografojnë atë automjet. Përgjegjësia jonë janë vetëm parkingjet e shënuara, shton Rexhepi.
Largimi nga hapësirat publike dhe rrugët i automjeteve që nuk janë në rregull nuk është në kompetencë të Shërbimit të Parkingut, por, siç thotë ai, përgjegjëse për këtë është policia apo inspeksioni komunal, të cilët kanë të drejtë të urdhërojnë heqjen e automjeteve të tilla.
Bujanoci sikur edhe qytetet tjera nuk ka automjet që bart vetura të parkuara në mënyrë jo të rregullt, të ashtuquajturat “Merimangë”, në kushtet kur numëri makinave që po qarkullojnë në rrugë është në rritje, kur nuk ka garazh publike dhe kur drejtuesit i parkojnë automjetet “sipas rastin”, pa asnjë rregull dhe pa respektuar rregullat e parkimit.
Bujanovaçke disa herë kanë publikuar fotografi të parkimit të parregullt, ndërsa edhe lexuesit tanë vazhdimisht na shkruajnë për këtë problem.
Rreth parkimit të paligjshëm në qytet, që para dhjetësh ditësh portali ynë ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Policisë në Vranjë – Departmanetit të Policisë Rrugore, por deri më sot nuk ka marrë përgjigje.




Leave a Reply

Your email address will not be published.