fbpx

MUSTAFA NË PRISHTINË: PËRPJEKJE E PËRBASHKËT PËR TË DREJTAT E SQIPTARËVE NË SERBI

 

Bujanoc, 26 Nëntor 2021. – Përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Ragmi Mustafa, ka qenë tema kryesore e takimit që ka pasur të enjten me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Në Prishtinë kemi diskutuar për një platformë sistematike, programore dhe shumëdimensionale për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Mustafa.
Ai ka shtuar se përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës i ka njoftuar edhe për hapat e ndërmarra nga KKSH në lidhje me hapjen e dialogut për zbatimin e “planit 7-pikësh”, i cili, siç thotë Mustafa, ndikon drejtpërdrejt në jetën e shqiptarëve.
“Koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet KKSH-ës dhe Qeverisë së Kosovës është i domosdoshëm që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë në tavolinat e bisedimeve, brenda dhe jashtë vendit”, tha Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *