fbpx

IN MEMORIAM: SASHA STOJKOVIQ BABAÇKO (1963 – 2021)

 

Bujanoc, 27 Nëntor 2021. – Sasha Stojkoviq Babaçko, pronar dhe redaktor i portalit Info Vranjske, ka ndërruar jetë të shtunën, ka ndërruar jetë sot në Nish, në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundjeje të shkurtër, raporton Info Vranjske.
I lindur më 12 qershor 1963 në Vranjë, në familjen Babaçko, nga babai Simo dhe nëna Bozhana. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.
Në Teatrin “Bora Stankoviq” në Vranjë ishte angazhuar që nga viti 1985, ndërsa më 1 dhjetor 1988, do të punësohet në kohë të pacaktuaer. Ai realizoi mbi 100 premiera aktrimi dhe 11 regji duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit të Vranjës.
Për punën e tij në aktrim, ai mori tre çmime për aktrim dhe regji për shfaqjen më të mirë në festivalin “Buzëqeshja e artë” në Republika Srpska.
Gazetaria ka qenë pjesë e pandashme e punës së tij krijuese prej dekadash. Fillimisht ka punuar si drejtues në OK Radio, ndërsa emisioni i tij i famshëm “Kafe Casablanca” ende kujtohet në bisedat e këtushme.
Ai ishte kryeredaktor i OK Radio për më shumë se 20 vjet. Që nga viti 1995 punon në të përjavshmen “Vranjske”, ku përfundimisht u bë redaktor i këtij Poratali, para mbylljes së kësaj javore.
Ai ka qenë edhe redaktor i RTV Vranjës, ku këtë televizion e ka drejtuar për shtatë ditë, bashkë me Vukashin Obradoviqin. Përveç kësaj, ai punoi për Press, për Politika, Radio 202 dhe shumë shtëpi të tjera mediale. Ai fitoi çmimin më të lartë për gazetari në Serbi për një seri artikujsh të botuar në të përjavshmen “Vranjske”.
Deri në vdekjen e tij ka punuar si kryetar i shoqatës së qytetarëve, Ekipi për zhvillim dhe integrim dhe kryeredaktor i portalit InfoVranjske.rs.
Ai la pas gruan, djalin, vajzën dhe një numër të madh miqsh.
Stojkoviq do të varroset të dielën në Vranjë, kur në mëngjes do të mbahet edhe mbledhje komemorative.
Koha e saktë e varrimit do të publikohet më vonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *