KËSHILLI KOMUNAL I REFUZON ANKESAT E NDËRMARRËSVE SIKUR EDHE KËRKESËN E MUSLIUT

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29 Nëntor 2021. – Këshilli komunal të hënën ka refuzuar të 17 ankesat e ndërmarrësve që nuk e kanë kaluar konkursin komunal për subvencione, si dhe propozimin e nënkryetarit të Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, që konkursi praktikisht të anulohet.
Në një debat që zgjati më shumë se dy orë, Musliu kërkoi që 12 milionë dinarë, aq sa sivjet ishin paraparë mjete për këtë pozicion, të mos shpërndahen deri në vitin e ardhshëm.
– Të shtyhet gjithçka deri në shkurt të vitit të ardhshëm dhe të sigurohen më shumë para gjatë asaj kohe, edhe për të gjithë ata që me këtë vendim të komisionit nuk kanë marrë mjete, por i plotësojnë kushtet – ishte preopozim i Musliut i përkrahur nga anëtarët e Këshillit komunal, këshilltarë nga Lëvizja për Progres Demokratik (LDP).
Kryetari Nagip Arifi ishte kundër këtij propozimi, sikur dhe shumica e anëtarëve të kKëshillit.
– Ky është një propozim i papranueshëm. Në buxhetin për vitin 2021 për këtë destinimi i kemi 12 milionë dinarë, të cilat edhe duhet të shfrytëzohen. Për vitin e ardhshëm mund ta rrisim shumën në 24 milionë dhe të kufizojmë që subvencionet të mos mund t’i marrin ata që i kanë marrë këtë vit – tha Arifi.
Gjatë një debati dyorësh se çfarë të bëhet me ankesat dhe vendimin e komisionit vlerësues të projekteve, këshilltarët nga partia e Musliut kritikuan punën e komisionit.
Ata kërkuan sqarimin e kritereve sipas të cilave janë notuar aplikimet, duke përmendur shembuj se një sipërmarrës që punëson 10 punëtorë është refuzuar dhe se subvencione u janë dhënë kompanive me një ose dy të punësuar.
-Sigurisht që kishim kritere. Janë vlerësuar ideja, strategjia, shkalla e mundësive për arritjen e qëllimit, punësimi i planifikuar dhe të ngjashme. Ne përzgjodhëm më të mirët në mesin e më të mirëve. Praktikisht nuk kemi refuzuar asnjë kërkesë, por kemi pasur në dispozicion një sasi të kufizuar mjetesh, kështu që jo të gjithë kanë mundur të përfitojnë – u përgjigj Islami, duke shtuar se “komisioni bëri një punë të jashtëzakonshme”.
Islami ka përsëritur disa herë se komisioni nuk ka refuzuar asnjë kërkesë, dhe më pas ka shtuar – “përveç atyre të paplotësuara” dhe “ato me projekte të vlerësuara si të paqëndrueshme”.

Këshilli komunal i refuzoi të gjitha ankesat e ndërmarrësve si të atyre me dokumentacion jo të plotë po ashtu dhe ato me numër të pamjaftueshëm të pikëve.
Siç e “sqaroi” në fund kryetari i komunës: Nuk mund të aprovohen ankesa kur nuk kemi fonde.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *