PAGA NË BUJANOC 47.000 NDËRSA MESATARJA REPUBLIKANE 65.000 DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 Nëntor 2021. – Paga mesatare neto në komunën e Bujanocit në muajin shtator ka qenë 47.254 dinarë, që është ende për 18.000 dinarë më pak se mesatarja e vendit, e cila, sipas të dhënave zyrtare, është 65.218. dinarë.

Sipas të dhënave të Entit republikan statistikor Bujanoci është i parafundit në rrethin e Pçinjës, ndërsa të ardhurat më të ulëta i ka Presheva – 45.650 dinarë.

Pagën më të lartë neto në në nivel të Qarkut të Pçinjës e kanë banorët e Surdulicës – 54,054 dinarë, pasuar nga Vranja me 54,014, Vlladiçin Hani me 52,795 dhe Tërgovishtja me 51,302 dinarë.

Me një mesatare prej 52,149 dinarë, banorët e Qarkut të Pçinjës, krahasuar me gjitha qarqet e tjera në vend, kanë paga më të larta vetëm se banorët e Qarkut të Jabllanicës, të cilët janë në fund me 50,447.

Më afër mesatares kombëtare janë banorët e Nishit, paga mesatare e të cilëve është 60.319 dinarë.

Në vend të parë për nga të ardhurat në Serbi janë ende komunat e Beogradit: Vraçar, Beogradi i Ri, Stari Gradi, me mbi 100 mijë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *