EU: SERBIA T’U LEJOJË MINISTRAVE KOSOVAR TA VIZITOJNË BUJANOCIN

 

Bujanoc, 1 dhjetor 2021. – Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të shqyrtojë vendimin për ndalimin e vizitës së ministrave të Kosovës në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

– Vizita është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen dhe nuk ka arsye që të mos lejohet. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të marrë parasysh vendimin e saj dhe të lejojë vizitat që janë raportuar në mënyrën e duhur – tha të mërkurën për Tanjug-un, zëdhënësi i BE-së Petar Stano.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Ragmi Mustafa, të shtunën i ka konfirmuar Bujanovaçkes se katër ministra të Kosovës nuk kanë marrë leje për vizitë nga autoritetet serbe.

Brukseli thekson se ky mesazh nga BE-ja është identik me mesazhin e dërguar Prishtinës javën e kaluar, ku kërkohet që t’i lejohet hyrja në Kosovë e Petar Petkoviqit, drejtor i Zyrës për Kosovë,.

“Ne presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare”, shtoi Stano.

Ai rikujton se vizitat zyrtare janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse ofrojnë mundësi për më shumë “ndërveprim dhe komunikim” mes palëve.

Zëdhënësi i BE-së përfundon se vizitat duhet të realizohen në atë mënyrë që të mbështesin procesin e normalizimit dhe të kontribuojnë në procesin e normalizimit në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *