Bujanoc, 3 dhjetor 2021. – Infeksioni me Covid – 19 është konfirmuar te 4 persona nga Bujanoci, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë.
Për katër ditë nga territori i komunës së Bujanocit me koronavirus janë infektuar 9 persona.
358 persona në rrethin e Pçinjës janë testuar për COVID 19 dhe analizat kanë treguar se me koronavirus janë infektuar 50 persona.
Më së shumti pacientë janë nga Vranja – 30, pasuar nga Surdulica 7, Bosilegrad me 4, Vlladiçin Hani me 3 dhe Tërgovishta me 2 raste.
Për gati dy javë në Preshevë nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Covid – 19.
Në Spitalet Covid të QSH Vranjë janë shtruar 64 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni, ndërsa 48 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë shtruar 2 pacientë ndërsa 5 pacientë u liruan.