fbpx

KAMBERI: VUÇIÇ, PSE NUK MË BESOJE MË HERËT

Bujanoc, 3 dhjetor 2021. – Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “më në fund e kuptoi se Serbisë i duhen marrëdhënie shumë më të mira me shqiptarët”. Kamberi, megjithatë, thotë se për diçka të tillë është e nevojshme që Serbia ta pranojë realitetin për çështjen e Kosovës, por edhe përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë atje.

– Po, zoti President, Serbia ka nevojë për marrëdhënie shumë më të mira me shqiptarët, a nuk ju thashë të njëjtën gjë në Kuvend, gjatë diskutimit për dialogun me Kosovën? Tani po ju them sërish se duhet të hiqni dorë nga “ëndrrat për Kosovën” dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë për atë që ka bërë shteti serb në Kosovë. Vetëm atëherë mund të flasim për miqësi me shqiptarët – thotë Kamberi.

Ai u shpreh pas deklaratës së Vuçiqit “për ndërtimin e marrëdhënieve shumë më të mira me shqiptarët në të ardhmen”, për të cilën foli me rastin e fillimit të ndërtimit të autostradës Nish – Merdare.

Kamberi po ashtu tha se tashmë i kishte thënë Vuçiqit se me gjuhën e urrejtjes dhe duke ricikluar terminologjinë e viteve 80-ta dhe 90-ta nuk ka vend në dialogun për pajtim, që përfshin përballjen me të kaluarën dhe se duhet një qasje e re.

– A nuk ju thashë me atë rast se si pjesëtar i popullit shqiptar, perspektivën e popullit tim e shoh në anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë në bashkëpunim të ndërsjellë me popujt e Ballkanit Perëndimor, përfshirë popullin serb. . E citova edhe intelektualin serb Bogdan Bogdanoviq, i cili tha se “Serbia sigurisht duhet ta shikojë veten me sy tjetër” dhe në fund të kuptojë se “është më e rëndësishme të ndërtosh miqësi sesa të pushtosh territore” – theksoi Kamberi.

Siç theksoi ai, Vuçiq më pas me inat refuzoi të hiqte dorë nga politika e tij e kriminelëve të luftës dhe këtë e pa i gjithë publiku.

“Duhet të kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon përmes Kosovës”, përfundoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published.