NË RRETHIN E PÇINJËS 28 PACIENTËVE TË RI ME KOVID-19

 

Bujanoc, 6 dhjetor 2021 – Nga 156 të testuar në Covid -19 të dielën në rrethin e Pçinjës, 28 janë pozitivë, ndërkaq sipas raportit të fundit Bujanoci është pa raste të reja të infektimit.

Një ditë më parë janë raportuar gjashtë persona të infektuar, ndërsa nga fillimi i dhjetorit janë regjistruar 17 persona nga Bujanoci të prekur me Covid.

Në ambulancën Kovid të Bujanocit, analizat bëhen të dielave vetëm në raste emergjente.

Në rrethin e Pçinjës, gjatë javës që lamë pas, pati një rënie e dukshme e numrit të të testuarve dhe të infektuarve me Covid – 19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar dje në Vranjë -18, pasuar nga Vlladiçin Hani me 4 dhe nga tre pacientë të rinj nga Surdulica dhe Bosilegrad.

Përveç Bujanocit, edhe Tërgovishta dhe Presheva janë komuna në të cilat nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me Covid -19, në 24 orët e fundit.

Në spitalet e Kovid të Vranjës janë shtruar 63 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni.

Numri i pacientëve me oksigjen është 48.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor është shtruar 1 pacient ndërsa tre pacientë janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *