fbpx

BUJANOCI NË UJ PAS ASFALTIMIT TË RRUGËS KRYESORE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 8 dhjetor 2021. – Ndonëse është rikonstruktuar vetëm pak muaj më parë, rruga kryesore në Bujanoc është nën ujë sa që ka reshje më të theksuara atmosferike, ndërkohë që qytetarët thonë se kemi “Bujanocin mbi uj”, autoritetet nga Komuna e drejtojnë gishtin drejt NP “Komunalia”.

Për përmbytjet pranë Shkollës së Muzikës në qendër të qytetit dhe te Shtëpia e shëndetit, pas shiut që ra mbrëmjen e së hënës, qytetarët fajësojnë “ekspertët që e bënë rindërtimin”, mirëpo, kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, thotë se problemi është me ujërat e zeza atmosferike që janë komeptencë e NP “Komunalia”.

– Ajo që më dërguat përkon me funksionimin e kanalizimit atmosferik me të cilin menaxhon NP “Komunalia”. Me sa di unë do të pastrohen ujmbledhësit, sikur që do të intervenohet në shkarkimin e rrjetit. Përgjigje më të saktë për këtë do të merrni nga drejtori i NP “Komunalia” – ishte përgjigja e kryeshefes ndaj pamjeve që shiheshin në rrugën kryesore dhe për shkakun e këtij problemi.

Mirëpo, në pyetjen e njëjtë nuk është përgjigjur drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdie Halili.

Kujtojmë, se fillimisht si shkak për grumbullimin e ujit te Shkolla e muzikës ai ka përmendur bllokimin e kanalit të ujërave të zeza duke fajësuar për këtë qytetarët, e më pas si shkak u përmend “mungesa e kanalizimit për ujërat atmosferike nga sheshi deri te parku”.

Për momentin nuk ka shpjegim as për sasinë e madhe të ujit në lokacionin e ri – afër Shtëpisë së shëndetit.

Qytetarët, megjithatë, nuk kanë dilema dhe thonë se “gjithçka që është bërë është bërë keq dhe askush nuk mban përgjegjësi”, siç ka deklaruar një lexues duke komentuar fotografitë nga rruga kryesore, në faqen e portalit tonë në Facebook.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *