DEKORIMI I SHESHIT PËR VITIN E RI , QYTETARËT NUK E DINË SE KUSH E PO E BËNË KËTË PUNË ME VLERË MILIONËSHE

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc 8 dhjetor 2021. – Me të madhe ka filluar dekorimi për Vitin e Ri i sheshit të qytetit në Bujanoc, por qytetarët ende nuk e dinë se sa do t’u kushtojë, një miliona dinarë, sa ishte paraparë apo më pak, e as kompania që po i ekzekuton këto aktivitete.

Nga organet e vetëqeverisjes lokale nuk arritëm të mësojmë nëse është zhvilluar procedurë e hapur siç parashihet me Ligjin për Prokurim Publik (neni 51), sipas të cilit “autoriteti kontraktues është i obliguar ta shpallë thirrjen publike në procedurë të hapur”.

Përndryshe, bëhet fjalë për prokurimet nën shumën e 10 milionë dinarëve, me ç’rasat Procedura e hapur nënkupton “pjesëmarrjen në procedurë të secilit subjekt ekonomik përmes paraqitjes së ofertave”.

Në kërkim të kësaj informate nuk na ndihmoi as Faqja e komunës në internet, në të cilën rubrika “prokurimet publik” është bosh.

Për këtë, por edhe për pyetjen se cila kompani është e ngarkuar me dekorimin, sa është vlera e kontratës dhe çfarë dekorimesh të reja do të shohim gjatë festave të fundvitit, portali ynë hasi në heshtjen e autoriteteve të qeverisjes lokale.

Abedin Raqipi, shef i Shërbimit për prokurime publike, ka konfirmuar për portalin tonë se është zhvilluar procedura e prokurimit publik, por nuk ka specifikuar vlerën e kontratës, kush është kontraktori dhe çfarë presin qytetarët në shesh gjatë festave të fundvitit.

Ai na porositi që të kërkojmë përgjigje nga kreu i Administratës Komunale, Nasim Rexhepi, i cili fillimisht nuk ishte i disponueshëm për shkak të takimit ndërsa deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të Bujanovaçkes.

Shefi i zyrës së kryetarit të komunës, Sali Salihi, i tha Bujanovaçkes më herët se sheshi i qytetit do të dekorohet nga mesi i dhjetorit deri pas Krishtlindjeve dhe se mund të shpenzohen më pak se një milion dinarë, sa ishte planifikuar fillimisht.

Mirëpo, ai nuk ka mundur të përgjigjet se cila kompani e ka marrë përsipër dekorimin e sheshit dhe me çfarë çmimi, por na ka referuar te Abedin Raqipi, sheefi i Shërbimit për prokurime publike.

Gjykuar nga ajo që pamë sot, e vetmja gjë e sigurt është se sheshi do të ketë shkëlqim të plotë, me një pemë të madhe Krishtlindjesh përballë Shtëpisë së Kulturës.

Bujanovaçke në ditët në vijim do të vazhdojnë të insistojnë në përgjigjet me interes publik: Sa do t’u kushtojë qytetarëve e gjithë kjo dhe kush është ekzekutues i punëve, vlera e të cilave, sipas paralajmërimeve të qeverisjes lokale, është një milion dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *