fbpx

NË BUJANOC EDHE KATËR TË PREKUR ME COVID – 19, NË DHJETOR GJITHËSEJTË 25 RASTE

Bujanoc 8 dhjetor 2021. – Pas testimit të së martës në Bujanoc janë konfirmuar edhe 4 raste të tjera të infektimit me virusin Covid – 19, ndërsa nga fillimi i muajit janë regjistruar 25 raste të reja.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga territori i qarkut të Pçinjës për COVID-19janë testuar 347 persona ndërsa rezultatet treguan për 38 persona të infektuar.

Në të gjitha komunat në nivel qarku vërehet një rënie e numrit të të infektuarve.

Më shumë raste pozitive janë regjistruar në Vranjë – 22, pasuar nga Surdulica me 6, dhe me nga tre të infektuar nga Vlladiçin Hani dhe Bosilegradi.

Presheva dhe Tërgovishtja janë komuna të qarkut pa raste pozitive në 24 orët e fundit.

Në spitalet “Kovid” të Vranjës për trajtim spitalor janë shtruar 61 pacientë, të gjithë pozitivë me Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë 45 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë shtruar 4 pacientë ndërsa 7 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *