PREMIERJA PREMTON LEHTËSIME PËR PUNËNE PARË TË TË RINJËVE

Bujanovaçke, 8. dhjetor 2021.

Bujanoc, 8. dhjetor 2021. (Foto Južne vesti) – Për të rinjtë që punësohen për herë të parë, nga 1 janari do të vijnë lehtësime tatimore shtesë, tha kryeministrja Ana Bërnabiq në Nish.

Ajo po ashtu njoftoi për përshpejtimin e procesit të hartimit dhe ndryshimit të Projektligjit për të rinjtë, si dhe shtyrjen e afatit për dorëzimin e komenteve për hartimin e propozimit të Strategjisë Kombëtare për Rininë.

Sipas Južne vesti, në kuadër të dialogut të të rinjve me kryeministren, të mbajtur të martën në Nish, të rinj nga e gjithë Serbia, si dhe përfaqësues të Organizatës Rinore Ombrella, kanë biseduar me përfaqësuesin e Qeverisë për ndryshimet në Ligjin për të rinjtë. Strategjia Kombëtare për Rininë dhe Ligji për Praktikat e Punës, vullnetarizmit.

Sipas kryeministres, shumica e vërejtjeve të të rinjve kanë qenë për amendamentet e Ligjit për Rininë, ku është diskutuar për identifikimin e punëtorëve rinorë, ekzistimin e këshillave rinore lokale dhe mekanizma të tjerë për pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

“Mendoj se kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse tani të rinjtë në Serbi po trajnojnë kryetarët e qyteteve, kryetarët e komunave, kryeshefat e administratave komunale dhe të qytetit se çfarë duhet të bëjnë për të rinjtë”, tha Bërnabiq.

Njëkohësisht, dialogu ishte për njohjen e grupeve joformale në kuadër të Ligjit, rritjen e mjeteve të ndara për të rinjtë, si dhe futjen e buxhetimit të përgjegjshëm për të rinjtë, ndërsa kryeministrja premtoi se procesi i ndryshimit të ligjit do të përshpejtohet.

– Të rinjtë duan që ky proces të përshpejtohet, këtë e kuptoj plotësisht. Premtimi im është se do ta përshpejtojmë dhe se përveç Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, do të përfshijmë edhe Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, sepse disa dikastere duhet të punojnë bashkë”, shtoi kryeministrja.

Sa i përket Strategjisë Kombëtare për Rininë, disa nga prioritetet e të rinjve ishin rritja e vizibilitetit të grupeve vulnerabël, aplikimi i buxhetimit proporcional në mënyrë që të rinjtë të mund të zgjedhin se për çfarë do të shpenzohen paratë e destinuara për ta dhe të jenë të pranishëm në trupa, siç është Këshilli i Organit Rregullativ për Mediat Elektronike.

Një pjesë e dialogut kishte të bënte edhe me ligjin për praktikat e punës dhe ligjin për vullnetarizmin, ku sipas përfaqësuesve të KOMS-it është e nevojshme të ketë një kuadër legjislativ për të shmangur mundësinë e abuzimit.

Në Dialog, përveç kryeministres së Serbisë, morën pjesë edhe ministrja e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Darija Kisiq Tepavçeviq dhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Millan Saviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *