Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 dhjetor 2021. – Sot u ndanë subvencionet nga 150 mijë dinarë për bizneset private të Komunës së Bujanocit të cilët e kaluan konkursin komunal,.
Kryetari Nagip Arifi me këtë rast ka ripërsëritur se do të avokojë që vitin e ardhshëm të ndahen dy herë më shumë para për zhvillimin e ndërmarrësisë, në krahasim me 12 milionë dinarët e ndara për këtë vit.
– Shpresoj që këto subvencione do të ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe vitin e ardhshëm do të propozoj që kjo shumë të dyfishohet, me shpresë që këshilltarët e Kuvendit të Komunës ta miratojnë propozimin tim – tha Arifi.
Subvencione nga buxheti komunal kanë marrë 80 kompani – 40 me përvojë më të gjatë dhe po aq me program fillestar.
Paratë u paguan pas disa muajsh vonesë dhe e gjithë procedura u shoqërua me polemika të shumta, pakënaqësi të sipërmarrësve dhe konflikte mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Këshilli komunal në fund të muajit nëntor i hodhi poshtë të gjitha ankesat e ndërmarrësve sikur edhe propozimin e zv/kryetarit të Komunës, Shqiprim Musliu për shtyerjen e konkursit.