Bujanoc 10 dhjetor 2021. – Lloji omikron i koronavirusit nuk është zbuluar në Serbi, por me siguri do të arrijë në fund të dhjetorit, thotë epidemiologu Predrag Kon.
Kon tha gjithashtu se duhet kohë për të zbuluar këtë lloj të virusit, i cili deri më tani është regjistruar në rreth 60 vende, transmeton N1.
Ai vlerësoi se gjendja epidemiologjike në Serbi është duke u përmirësuar dhe tha se numri i të infektuarve dhe numri i pacientëve në terapi intensive është në rënie, por se situata është ende e pavolitshme për shkak të numrit të lartë të vdekjeve.
Kon tha gjithashtu se nuk e sheh atë se çka do ta rëndonte rënien e numrave në dy javët e ardhshme dhe se pret një ulje të mëtejshme të numrit të personave të prekur nga Covid – 19.
Ai përsëriti se vaksinimi është e vetmja rrugëdalje nga epidemia.