fbpx

NË BUJANOC NJË RAST POZITIV, NË NIVEL QARKU 25

Bujanoc 10 dhjetor 2021. – Kovid-19 është konfirmuar në një Bujanocas gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në raportin e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik Vranjë.

Që nga fillimi i javës, 9 banorë të komunës janë infektuar me Covid – 19, ndërsa numri i të sëmurëve gjatë muajit dhjetor është 29 raste.

Nga territori i qarkut të Pçinjës për COVID-19, janë testuar 315 persona dhe në 25 prej tyre është konfirmuar prania e infeksionit me këtë virus.

Në të gjitha komunat e Qarkut vërehet ende rënia e numrit të të infektuarve dhe përmirësimi i situatës epidemiologjike.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Vranjë-14, në Surdulicë 5 dhe në Bosilegrad 3 raste të reja.

Sipas raportit në 24 orët e fundit, krahas Bujanocit, edhe komunat e Vlladiçin Hanit dhe Tërgovishtes janë komuna me nga një rast të evidentuar me Covid – 19.

Në spitalet Kovid të QSH të Vranjës janë shtruar 61 pacientë.

Të gjithë janë të infektuar me Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 46 pacientë.

Në 24 orët e fundit në spital janë shtruar 2 pacientë dhe po aq janë liruar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *