fbpx

AMBASADORËT E BASHKIMIT EUROPIAN NË BUJANOC

Bujanoc, 10 dhjetor 2021. – Një delegacion i Bashkimit Evropian i përbërë nga ambasadorë të disa shteteve të premten do të vizitojë Bujanocin për të diskutuar për situatën politike, sociale dhe ekonomike në rajon me kryetarin Nagip Arifi, siç u tha për portalin tonë në zyrën e presidentit.
Në agjendë thuhet se delegacioni do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK), Ragmi Mustafa.
“Do të diskutohet për prioritetet dhe nevojat e zhvillimit”, thuhet ndër të tjera në ftesën për media.
Në Bujanoc do të qëndrojë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giofre, ambasadorët e Austrisë, Portugalisë dhe përfaqësuesit e ambasadave të Sllovakisë dhe Hungarisë.
Takimi do të mbahet në Fakultetin Ekonomik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *